"Apple" mohon akuzat - Auto&Tech - Kosova Sot
"Apple" mohon akuzat

"Apple" mohon akuzat

Është ngritur një pluhur i madh, si dhe disa akuza, pasi që kompania "Apple" pranoi se, me qëllim, ngadalëson punën e disa celularëve të tij, me qëllim që, sikur që kishte thënë ajo, ta zgjasnin qëndrueshmërinë dhe kualitetin e tyre të punës. Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra, meqë ekziston bindja se kjo kompani ngadalëson funksionimin e pajisjeve më të vjetra, për shkak të rritjes së shitjes së pajisjeve të reja. Në deklaratën e saj zyrtare, kompania "Apple" mohon kategorikisht këto akuza, duke shtuar se, qëllimi primar i kësaj kompanie është që të dalë me produkte që pëlqehen nga blerësit dhe që zgjasin sa më shumë. Ata shtojnë se, me kalimin e kohës, vjen deri te vjetërsimi i baterisë, gjë që çon deri te fikja e papritur e celularit. "Këtë edhe deshëm ta parandalonim", thotë "Apple". Ec e besoju! Si pasojë e këtyre akuzave, kompania "Apple" është detyruar që ta ulë çmimin e baterive, nga 79, në 29 dollarë. 

(Kosova Sot)

14 orë e 19 minuta më parë
21/01/18
aaaaaaaa