"Nokia 3310" bëhet edhe më e mirë - Auto&Tech - Kosova Sot
"Nokia 3310" bėhet edhe mė e mirė

"Nokia 3310" bėhet edhe mė e mirė

Celulari i vogël, "Nokia 3310", së shpejti pritet që ta fitojë edhe versionin 4G, i cili do t'ia mundësojë që, krahas një sistemi të ri operativ, të ketë edhe aplikacione më të mira dhe të na e ofrojë kënaqësinë e surfimit më të shpejtë në internet. Celulari legjendar "Nokia 3310" është kthyer në një version të modernizuar, por pa sakrifikuar asgjë nga tiparet të cilat e kishin bërë aq të dashur për përdoruesit. Gjatë verës kishte dalë edhe varianti 3G, i cili kishte mundësuar një surbim më të rehatshëm në internet, në ekranin e vogël. Ashtu sikur duket, tani mund të pritet edhe "Nokia 3310" me mbështetjen 4G, gjë që do ta përshpejtojë surfimin dukshëm. Ende nuk dihet se kur do të dalë në treg kjo pajisje dhe, me çfarë çmimi. 

(Kosova Sot)

13 orë e 1 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa