A ËSHTË KY "SAMSUNG GALAXY S9"? - Auto&Tech - Kosova Sot
A ËSHTË KY "SAMSUNG GALAXY S9"?

A ËSHTË KY "SAMSUNG GALAXY S9"?

Fotografitë e postuara në "Weibo" pretendojnë që të jenë pamjet zyrtare nga "Samsung"-u, para lansimit zyrtar të këtij celulari . Një foto "e rrjedhur" ka bërë me dije se si mund të duket celulari i ri "Samsung Galaxy S9", si dhe ai "S9+". Megjithatë, dizajnët nuk tregojnë ndryshime të mëdha, përpos një sensori të ri për shenja të gishtave, të vendosur prapa. Të postuara në "Weibo", këto pamje duken sikur me të vërtetë të ishin pamje zyrtare, të lëshuara nga "Samsung" edhe pse kjo kompani nuk ka komentuar rreth këtyre fotove. E, nëse mund t'iu besojmë atyre fotove, atëherë celulari i ri do ta ketë të montuar në pjesën e pasme një skaner të shenjave të gishtave, menjëherë nën kamerën me thjerrëz të dyfishtë, duke përmirësuar kështu një të metë e cila nervozonte shumë përdorues. Fotot po ashtu sugjerojnë se Galaxy S9 do ta mbajë 'xhekun' e dëgjueseve prej 3.5 mm. Pritet që kompania "Samsung" ta paraqes zyrtarisht celularin e tij "Galaxy S9" dhe "S9+", në "Consumer Electronics Show", në Las Vegas. Derisa, bazuar te këto foto, nuk shihet ndonjë ndryshim në pjesën e përparme të pajisjes, mund të ketë disa ndryshime të rëndë- sishme në pjesën e pasme të saj.

LANSIMI MË I HERSHËM

Lansimi i kësaj pajisjeje në janar, muaj të tërë para lansimit të rëndomtë në mars, pritet që të rrisë shitjet e pajisjeve të kësaj kompanie, krahasuar me shitjet e kompanisë konkurrente, "Apple", e cila rëndom pret deri në shtator për paraqitjen e produkteve të reja. Po ashtu, ka zëra që, në këtë event, kompania "Samsung" do të prezantojë edhe celularin e saj të parë që paloset. Kanë kaluar shtatë muaj qyshkur "Samsung" zbuloi pajisjen e tij "Galaxy S8" dhe thashethemet rreth pajisjes së tij të ardhshme, që nga ajo kohë, vetëm sa janë shtuar. Një burim kinez, "Ice Universe", ka bërë me dije se, ndryshimet më të mëdha mund të priten në pjesën e pasme të pajisjes. Edhe pse "Ice Universe" nuk ka bërë me dije se çfarë do të jenë këto ndryshime, ka zëra që thonë se "Samsung" ka mundësi ta futë në përdorim një kamerë me dy thjerrëza te modeli "Galaxy S9" - një tipar i cili së fundmi u pa te pajisja e tij "Galaxy Note 8".

PATENTA PALOSËSE E "SAMSUNG"-UT

Më parë, kompania "Samsung" ka marrë një patentë për një dizajn radikal, i cili mundëson palosjen e celularit në dysh. Kjo mund të çojë deri te një pajisje e cila lehtë mund të transformohet në tablet - thjesht duke e shpalosur atë. Kjo pajisje është përshkruar si diçka që paloset dhe shpaloset në mënyrë 'gjysmë automatike'. mThuhet që celulari "Galaxy S9" do ta ketë një kamerë të aftë që të incizojë video "slow motion". Tiparet e tjera, të përmendura, përfshijnë një dizajn modular, me magnete të cilat ua mundësojnë përdoruesve që të bashkojnë aksesorë, duke përfshirë edhe thjerrëzat e zmadhimit dhe pakot e baterive. "Samsung S8" aktualisht ka një skaner të syrit, por zërat sugjerojnë se kjo teknologji do të zëvendësohet nga njohja e fytyrës, e ngjashme me "Face ID", të prezantuar te "iPhone X" nga kompania "Apple". Derisa data e lansimit të celularit "Galaxy S9" ende nuk është bërë publike, zërat thonë se kjo pajisje mund të prezantohet në Kongresin mobil botëror, i cili do të mbahet në Barcelonë, nga 26 shkurti deri më 1 mars. Çmimi i celularit "Galaxy S9" mbetet i panjohur, por duke u bazuar te çmimi i pajisjes "Galaxy S8", ka të ngjarë që ky çmim të jetë midis 916 dhe 1,036 dollarësh. 

"GALAXY S9": ÇKA DIMË DERI MË TASH?

• Informatat fillestare mund të bëhen publike gjatë janarit,në eventin CES në Las Vegas • Lansimi i plotë do të bëhet në Kongresin botëror mobil 2018 (26 shkurt - 1 mars 2018) • Nuk ka njohje të shenjave të gishtave në ekran • Xheku 3.5 mm i dëgjueseve • Kamera me thjerrëz të dyfishtë • Kamera e pasme e aftë që të bëjë 1,000 foto në sekondë. • Dizajni modular • "Motori neutral",i integruar për të përmirësuar aftësitë e inteligjencës artificiale • Njohja e fytyrës • Dy versione - 5.8 inçë S9 dhe 6.2 inçë S9 Plus • Me gjasë,dy çmime,916 dhe 1,036 dollarë.

(Kosova Sot) 

21 orë e 53 minuta më parë
19/06/18