Maska e grafenit ua zgjedh problemin me bateri - Auto&Tech - Kosova Sot
Maska e grafenit ua zgjedh problemin me bateri

Maska e grafenit ua zgjedh problemin me bateri

Maska "NanoCase" për "iPhone" së shpejti arrin në "Indiegogo" dhe ajo është bërë nga grafeni, i cili shumë mirë e bartë nxehtësinë me çka, sipas ekspertëve, do ta mundësojë një punë të baterisë më efikase për 20%. Grafeni është i lehtë, i fortë dhe fleksibil, që ka veti të jashtëzakonshme mekanike, prandaj ai do të përdoret te bateritë që mbushen shpejt, por arrin edhe në maskat e celularëve tonë, të cilat do të mund t'i shfrytëzojnë përparësitë e tij. Një maskë tepër e hollë arrin në "iPhone 7", 8 dhe X, e përpos sigurisë shtesë të vet pajisjes, ai do të kontribuojë edhe në ftohjen më të mirë të telefonit. Grafeni e bartë nxehtësinë 10 herë më shpejt sesa bakri, thonë krijuesit e kësaj maske, e cila së shpejti pritet që të nxirret në shitje. 

(Kosova Sot)

23 orë e 3 minuta më parë
16/07/18