Space X lëshon një satelit sekret në hapësirë - Auto&Tech - Kosova Sot
Space X lëshon një satelit sekret në hapësirë

Space X lëshon një satelit sekret në hapësirë

Kompania Space X ka hedhur me sukses në hapësirë një satelit sekret që filloi këtë vit orbitën e tij të parë.

Raketa Falcon e kompanisë private Space X u nis nga baza hapësinore në Kepin Kanaveral të Floridës mbrëmë, duke dërguar në një orbitë të fshehtë një satelit sekret me emrin Zuma, raporton VoA.

Sateliti i përket kompanisë që kontrakton shërbime për Pentagonin, Northrop Grumman, por nuk është e qartë se cila agjenci qeveritare e porositi këtë mision.

(Kosova Sot)

10 orë e 58 minuta më parë
17/11/18