Samsung lanson Galaxy S9 muajin e ardhshëm - Auto&Tech - Kosova Sot
Samsung lanson Galaxy S9 muajin e ardhshëm

Samsung lanson Galaxy S9 muajin e ardhshëm

Samsung do të lansojë muajin e ardhshëm modelin e ri Galaxy S9, në Kongresin Botëror të Celularëve.

Shefi i kompanisë së celularëve, DJ Koh, e konfirmoi këtë për ZGNet dje në CES. Koh nuk dha ndonjë datë specifike, por MWC do të mbahet nga 26 shkurti deri më 1 mars, kështu që lansimi pritet të bëhet brenga kësaj periudhe.

S9 do të jetë pasardhësi i S8 dhe S8 Plus, të cilët u lansuan në eventin e Samsung në Nju Jork marsin e kaluar, para se të dilnin në shitje në prill.

S8 dhe vëllai i tij m i madh u goditën me kritika, të cilat lavdëruan dizajnin e mahnitshëm dhe kamerat mahnitëse. Tash për tash nuk dihet shumë për Galaxy S9, edhe pse nuk pritet ndonjë ndryshim radikal nga celulari S8.

(Kosova Sot)

4 orë e 43 minuta më parë
16/08/18