Syzet e mençura publikojnë video në rrjetet sociale - Auto&Tech - Kosova Sot
Syzet e mençura publikojnë video në rrjetet sociale

Syzet e mençura publikojnë video në rrjetet sociale

Pasi "Snapchat"i prezantoi syzet e mençura "Spectacles", të cilat e kanë mundësinë e incizimit të video përmbajtjeve, edhe një kompani tjetër vendosi që ta provojë veten në këtë treg, duke dalë me syzet e mençura "ACE Eyewear", të cilat ofrojnë mundësinë e publikimit të video përmbajtjeve në rrjetet sociale. Derisa syzet "Spectacles" mund të publikojnë video xhirimet vetëm direkt në "Snapchat", kompania "Acton", e cila përndryshe është e njohur për prodhimin e 'skejtbordëve' elektrikë, ka dalë me syze të përparuara, të cilat video përmbajtjet mund t'i publikojnë në "Facebook", "Instagram" dhe "YouTube". Syzat "ACE Eyewear" kanë mundësinë e bërjes edhe të fotove me kamerën prej 8 megapikselësh dhe të bërjes së video incizimeve në rezolucion HD. Bateria e këtyre syzeve qëndron deri në 1.5 orë të punës së pandërprerë, apo 80 orë në 'standby'. Syzet "ACE Eyewear" mund të blihen nëpërmes internetit me një çmim prej 99 dollarësh. 

(Kosova Sot)

8 orë e 6 minuta më parë
18/11/18