"Dell XPS 15" prezantohet në "CES 2018" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Dell XPS 15" prezantohet nė "CES 2018"

"Dell XPS 15" prezantohet nė "CES 2018"

Kemi të bëjmë me një hibrid, brenda hibridit. Kjo është mënyra më e mirë për të menduar rreth laptopit të ri "Dell XPS 15" dy në një. Ky laptop me ekran të madh ka një nyjë që lejon lëvizjet deri në 360 shkallë, kështu që mund të hapet dhe paloset në tërësi, duke formuar një tablet, gjë që mund ta kemi parë edhe në raste të tjera, por kurrë te linja XPS 15 e kompanisë "Dell". 

PAKOJA E RE CPU

Brenda, ky laptop ka një pako të re CPU, e cila është pjesë e gjeneratës së tetë të çipave 'Core i-series' nga "Intel". Por, kjo është edhe një pjesë hibride. Kemi të bëjmë me njërin prej shembujve të parë që kemi parë të një partneriteti të ri midis kompanive Intel-AMD, ku këta dy rivalë i bashkojnë forcat. Ajo që kemi para vetes, është një "Intel CPU" i kombinuar me një "AMD Radeon Vega M GPU", duke ofruar një grafikë më se të denjë për një hibrid tepër të hollë. Me këto pjesë të reja, plus me një ftohje më të mirë dhe me një shpërndarës më të madh të nxehtë- sisë, "Dell" thotë se bateria do të qëndrojë deri në 15 orë. Trashësia e laptopit është 16 mm, gjë që është një trashësi goxha e vogël për një laptop 15 inçësh, derisa ekrani 'skaj-më-skaj' "Infinity" ka një rezolucion 4K.

SHITJA FILLON NË PRANVERË

Risi paraqet edhe keyboardi i ridizajnuar, të cilin "Dell" e quan një keyboard "maglev". Kjo është një ide për të cilën është folur me vite, por që tani përdoret gjerësisht. Në vend të kupave të gomës nën taste, ky keyboard përdorë magnete. Kjo ia mundëson keyboardit që të jetë edhe më i hollë. Gjatë një prezantimi të shkurtër, ky keyboard dukej i ngjashëm me keyboard-et tepër të cekëta të "Apple"-s, të cilët preferohen më shumë nga disa njerëz. Laptopi i ri "Dell XPS 15" dy në një do të fillojë që të shitet në pranverë, ku në SHBA çmimi i tij fillestar do të jetë 1,299 dollarë. Detajet rreth çmimit në tregjet e tjera ende nuk janë bërë të ditura. 

(Kosova Sot)

21 orë e 34 minuta më parë
19/02/18