Ferrari po përgatit SUV-in më të shpejtë në botë - Auto&Tech - Kosova Sot
Ferrari po pėrgatit SUV-in mė tė shpejtė nė botė

Ferrari po pėrgatit SUV-in mė tė shpejtė nė botė

Shefi i Fiat Chrysler, Sergio Marchionne ka thënë se Ferrari SUV mund të jetë gati për 2019-ën, dhe pohon se mund të jetë vetura më e shpejtë e këtij modeli në botë.

Shefi ka shprehur interesimin e tij të madh për të ndërtuar një SUV apo FUV (Ferrari Utility Vehicle) qysh në nëntor të 2017-ës, dhe gjatë panairit të veturave në Detroit Marchionne ka shprehur prapë interesimin e tij.

Pavarësisht sugjerimeve se kjo markë do të ndërtoj një kamionçinë, ai ka thënë se, “Ai do të duket si një veturë Ferrari e aftë për terrene të vështira, por duhet të vozitet si një Ferrari”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë SUV më i shpejtë në botë, Marchionne është përgjigjur: “Deri tani SUV më i shpejtë i takon Alfa’s (me modelin Alfa Stelvio Quadrifoglio) dhe un nuk mendoj se Ferrari i frikësohet Alfa’s”.

“Do të bëhet më e mira për të ndërtuar SUV më të shpejtë në botë”.

(Kosova Sot)

13 orë e 14 minuta më parë
19/02/18