Tre celularë të rinj "Sony" - Auto&Tech - Kosova Sot
Tre celularë të rinj "Sony"

Tre celularë të rinj "Sony"

"Sony" ka një treshe të re të celularëve "Xperia" që janë të dizajnuar për të përfshirë më shumë detaje nga bota përreth në selfie-t tuaja. Të paraqitur në eventin vjetor "CES 2018" në Las Vegas, "Xperia XA2", "XA2 Ultra" dhe "L2", sjellin një kamerë e cila mund të bëjë 'selfie' prej 120 shkallësh, me 8 megapikselë. Këndi tepër i gjerë nënkupton se mund të shihni më shumë nga ambienti, sesa me kamera të tjera, më shumë miq, peizazh, etj. Kualiteti i pamjeve dhe performanca solide janë tipare të rëndësishme të celularëve "Sony", por në të kaluarën, kjo kompani ka pasur problem që ta mbante hapin me rivalët, si për nga dizajni, po ashtu edhe për nga çmimi. 

(Kosova Sot)

17 orë e 23 minuta më parë
23/05/18