Për shkak të një gabimi në "WhatsApp", hakerët e shohin 'chatin' tuaj - Auto&Tech - Kosova Sot
Për shkak të një gabimi në "WhatsApp", hakerët e shohin

Për shkak të një gabimi në "WhatsApp", hakerët e shohin 'chatin' tuaj

Pas verifikimeve të sigurisë, është zbuluar një gabim në "WhatsApp", për shkak të të cilit hakerët mund të infiltrohen në cilindo grup privat të "chatit" në këtë aplikacion. Edhe pse programuesit e "WhatsApp"-it kanë tentuar që ta zgjidhnin këtë problem, ekspertët thonë se problemi ende nuk është larguar dhe se, pa lejen e administratorit të grupit, në çdo bisedë mund të kyçen njerëz shtesë, pa u vërejtur nga ndokush. "Facebook", në pronësi të kujt është ky aplikacion, thotë se 'bug'-u nuk është i rrezikshëm, meqë që të gjithë në "chat" grupor marrin njoftimin kur ndokush tjetër kyçet në bisedë, prandaj mund të reagojnë menjëherë. Ky problem është zbuluar në një konferencë të sigurisë në Cyrih. Një ngushëllim i pjesshëm për përdoruesit është që, pjesë- marrësit e rinj të "chatit", nuk mund të shohin porositë e mëhershme.

(Kosova Sot)

17 orë e 36 minuta më parë
20/08/18