Lansohet Land Rover Defender Works V8 i edicionit të limituar me 400 kuaj fuqi - Auto&Tech - Kosova Sot
Lansohet Land Rover Defender Works V8 i edicionit të limituar me 400 kuaj fuqi

Lansohet Land Rover Defender Works V8 i edicionit të limituar me 400 kuaj fuqi

Prodhimi i Land Rover Defender është ndalur 2 vite më parë, por përditësimi i tyre vazhdon ende.

Për të festuar 70 vjetorin gjatë këtij viti, ata do të lansojnë versionin më të shpejtë e më të fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë.

Defender Works V8 është një model special nga divizioni Land Rover Classic, i limituar në vetëm 150 ekzemplarë..

Ky Defender do të shitet me çmim fillestar prej 170 mijë euro, ndërsa është Defender me V8 i parë që Land Rover ka prodhuar qe 20 vite.

Ky model i Defenderit ka motorin 5.0 litërsh V8 që prodhon 400 kuaj fuqi e që bënë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 5.6 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale të limituar në vetëm 160 kilometra në orë.

(Kosova Sot)

20 orë e 29 minuta më parë
15/08/18