Prezantojmë "Porsche Panamera Turbo Sport Turismo 2018" - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantojmë "Porsche Panamera Turbo Sport Turismo 2018"

Prezantojmë "Porsche Panamera Turbo Sport Turismo 2018"

"Porsche" mund të njihet për veturat e veta sportive, por tani brendi po ofron edhe një model më bombastik se kurrë deri më tani. Një model krejt i ri "Cayenne" i është bashkuar brendit "Macan SUV", ky është "Panamera Sport Turismo", që në Mbretërinë e Bashkuar ka një çmim fillestar prej 134.653 euro, në formën "Turbo". Bazuar në standardin "Panamera", modeli "Sport Turismo" ka të njëjtën bazë ndërboshtore dhe gjatësinë, por falë linjës së kulmit më të rrumbullakët kjo veturë ofron më shumë prakticitet, me një hapësirë prej 520 litra bagazhi. Kjo është për 20 litra se sa secila veturë tjetër standarde, por askush nuk mund ta mohojë se kjo ka hapësirë që ia mundëson edhe të ofrojë performanca të hatashme, madje edhe se modeli i rregullt standard "Panamera Turbo". Me tërheqjen me katër rrota dhe lansimit të fortë falë transmisionit me tetë shpejtësi "PDK", automatik, modeli "Sport Turismo" shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për vetëm 3.6 sekonda, derisa nuk ndalon deri në shpejtësinë 302 KM/h. Në vete përmban edhe 542 kuaj fuqi, me motorin "twin-turbo V8". Opsionet "Sport" dhe "Sport Plus" vetëm sa mprehin fuqinë e motorit dhe depërtimin e ajrit nëpër radiatorë ashtu siç e keni pritur. Falë linjës së kulmit që e ka, në krahasim me veturën standarde, ka më shumë hapësirë për kokën si dhe më shumë hapësirë nga prapa. Kabina ofron cilësi të lartë, derisa sistemi i informatave shpërndahet përmes një ekranit prej 31,24 centimetra, që kontrollon vozitjen, klimën dhe funksionimin e lidhjeve dhe këtë e bën shumë shpejt. Pra, modeli "Sport Turismo" nga një model standard kalon në "Turbo" derisa duhet shtuar një çmim këtij kërcimi, ky çmim është 4.425 euro. Informata e tjera nuk janë plasuar për momentin, por do të jemi të parët që do t'i sjellim te ju. 

(Kosova Sot)

14 orë e 19 minuta më parë
22/08/18