"2020 BMW i5" bazohet në konceptin "i Vision Dynamics" - Auto&Tech - Kosova Sot
"2020 BMW i5" bazohet nė konceptin "i Vision Dynamics"

"2020 BMW i5" bazohet nė konceptin "i Vision Dynamics"

Vetura e ardhshme që futet në linjën e "BMW"-së, është prezantuar në formën e konceptit te ngjarja "2017 Frankfurt Motor Show" në muajin shtator të vitit që sapo e lamë pas. Koncepti "i Vision Dynamics" është një kupe me katër dyer të qëndrojë midis modeleve "i3' dhe "i8" dhe parashikon edhe ardhjen e "i5" në brendin krejt elektrik deri në vitin 2020. Ky model është një nga 12 modelet krejt elektrike të "BMW"-së, që planifikon të lansohet më 2025. Sipas "BMW"-së, koncepti ka një motor elektrik që kalon 600 kilometra, me një shpejtësi maksimale prej 193 KM/h, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100, e arrin për katër sekonda. 

(Kosova Sot)

3 orë e 32 minuta më parë
22/02/18