“Amazon Go”, blerje në supermarket “pa paguar” - Auto&Tech - Kosova Sot
“Amazon Go”, blerje nė supermarket “pa paguar”

“Amazon Go”, blerje nė supermarket “pa paguar”

Në një lëvizje që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën sesi kryhen blerjet, Amazon çeli supermarketin e saj të parë pa staf dhe kasierë.

“Amazon Go”, që gjendet në Seattle, është testuar nga punonjësit e kompanisë përgjatë gjithë vitit të kaluar e tani, duket ishte gati për prezantimin e madh.

Supermarketi përdor mini-sensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces qe eliminon nevojën e faturimit. Pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve kur ata të largohen nga dyqani.

Përpara se të hynë atje, blerësve do t’iu duhet të aktitizojnë aplikacionin e “Amazon Go” në celularët e tyre të cilët më pas do t’i skanojnë.

(Kosova Sot)

12 orë e 56 minuta më parë
22/02/18