Veturat e reja që do të paraqiten te "Geneva Motor Show 2018" (FOTO) - Auto&Tech - Kosova Sot
Veturat e reja qė do tė paraqiten te "Geneva Motor Show 2018" (FOTO)

Veturat e reja qė do tė paraqiten te "Geneva Motor Show 2018" (FOTO)

Image

"AUDI"

• "Audi A6" • "Audi A6 Avant" "Audi" do të debutojë me gjeneratën e pestë fringo të re, "A6" dhe atë "Avant". Testet e rivalit të "BMW 5 Series" janë parë së fundmi gjatë dimrit, e modelet vijnë si inspirim nga pjesa e parme e "A8" dhe dritat e pasme "LED". Edhe enterieri është krejt risi, me hijeshi i dhe teknologji të fjalës së fundit.  

Image

"LAND ROVER"

• "Range Rover SV Coupe" "Land Rover", bashkë me njësinë "Special Vehicle Operations (SVO)", është duke zhvilluar risinë me dy dyer "Range Rover". I quajtur "SV Coupe", është vendosur si rival për "Rolls Royce Cullinan" dhe pritet të dalë me çmimin prej 286,000 euro kur të publikohet në muajin mars.  

 
Image

"TOYOTA"

• "Toyota Gazoo Racing Supra" Për disa vjet, spekulimet kanë qarkulluar nëse ndonjëherë do ta shohim gjallërimin e 'Supra'. Duket se kompania "Toyota" përfundimisht ka lënë spekulimet dhe gjithçka do të marrë fund gjatë "Geneva Motor Show", duke prezantuar modelin "Supra". Marka japoneze mund ta shesë modelin e vet të ri nën shenjën "Gazoo Racing", kur të dalë në shitje vitin e ardhshëm. 

Image

"BENTLEY"

• "Bentley Bentayga V8" • "Bentley Bentayga PHEV" Duke paralajmëruar së fundmi "V8" me benzinë "Bentayga SUV", një model hibrid "Bentayga" mund të jetë rrugës për në Gjenevë këtë mars. Modeli "Bentayga PHEV" paraprakisht ishte spiunuar me foto, që sjellin teknologjinë hibride nga "Porsche Cayenne S E-Hybrid".

Image

"SKODA"

• "Skoda Fabia" Fytyra e freskët e "Skoda"-s, modeli "Fabia" do të prezantohet në Gjenevë, që sjell edhe dritat "LED". Informatat e freskuara dhe teknologjia nga "new Mk6 VW Polo" po ashtu përbën risinë, sikurse edhe motori me benzinë i "Polo"-s, 1.5-litra "EcoTSI". 

Image

"VOLKSWAGEN"

• "Volkswagen Touareg" Gjenerata e tretë e re "Touareg" do të ndajë përforcimet bashkë me "Audi Q7", përderisa disa motorë me naftë "V8" dhe motori hibrid do t'i bashkohen linjës së motorëve.  

(Kosova Sot)

 

 

20 orë e 54 minuta më parë
20/02/18