Ngadalësimi i iPhone do të jetë opsional - Auto&Tech - Kosova Sot
Ngadalësimi i iPhone do të jetë opsional

Ngadalësimi i iPhone do të jetë opsional

Klientët do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të rrisin jetëgjatësinë e baterisë së telefonit të tyre apo jo.

Apple njoftoi se do të nxjerrë së shpejti një përditësim të sistemit iOS në shumicën e pajisjve të veta iPhone për t’u mundësuar përdoruesve këtë opsion të ri.

Kompania është vendosur prej javësh në qendër të kritikave pasi pranoi se ngadalëson sistemin e operimit tek modelet e vjetra për t’i rritur jetëgjatësinë baterisë së telefonit.

Kjo shkaktoi reagimet të shumta negative, aq sa “Molla” doli me një vendim të pashembullt për politikat e saj, duke deklaruar nxjerrjen në treg me çmime të arsyeshme të baterive të reja.

(Kosova Sot)

39 minuta më parë
20/08/18