Merren vesh gjitha detajet për Samsung Galaxy S9 dhe S9+ - Auto&Tech - Kosova Sot
Merren vesh gjitha detajet pėr Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Merren vesh gjitha detajet pėr Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Samsung do të zbulojë zyrtarisht modelet e reja të telefonave të saj Galaxy S9 / S9+ në Kongresin Botëror Mobil muajin e ardhshëm. Por tani janë shfaqur pamjet ‘zyrtare’ të telefonave të rinj të Samsung të cilët tregojnë të gjitha detajet dhe karakteristikat e shumë-pritura.

Estetikisht, në anën e përparme dhe atë të pasme modeli i ri i telefonit nga kompania jugkoreane duket ngjashëm sikurse paraardhësi i tij

Galaxy S8, ndërsa S9 tani vjen me ekranin 5.8” dhe procesorin e ri të Qualcomm Snapdragon 845 në tregun amerikan, bashkë me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Në anën tjetër, S9+ sjell ekranin me 6.2” me 6GB RAM dhe 128GB memorie.

(Kosova Sot)

8 orë e 7 minuta më parë
21/02/18