Volkswageni merr masat e para për testet me majmunë - Auto&Tech - Kosova Sot
Volkswageni merr masat e para për testet me majmunë

Volkswageni merr masat e para për testet me majmunë

Volkswageni ka përjashtuar nga puna shefin e marrëdhënieve me publikun si përgjigje për raportimet se kompania ka përdorur majmunë për të testuar ndotjet që shkaktojnë veturat e reja dizel.

Kompania ka thënë të martën se Thomas Steg po largohet me kërkesë të vet.

Në deklaratë thuhet se kompania është duke bartur pasojat e para derisa po vazhdon hetimi për aktivitetet e “European Research Group of Environment and Health” në sektorin e transporteve, grup që ka kryer eksperimentin me majmunë.

Përjashtimi tij vjen pas raportimeve se kompania gjermane testoi veturat diesel duke përdorur majmunët.

(Kosova Sot)

7 orë e 8 minuta më parë
23/10/18