"Thashethemet rreth ekranit të "Nokia 7 Plus" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Thashethemet rreth ekranit të "Nokia 7 Plus"

"Thashethemet rreth ekranit të "Nokia 7 Plus"

Celularët "Nokia" ka mundësi që t'i bashkohen botës moderne, nëse detajet rreth një pajisjeje ende të papublikuar, të quajtur "Nokia 7 Plus", janë të sakta. Kjo informatë 'e rrjedhur', e cila përmban shtatë fotografi, paraqet një celular të gjatë, të hollë, me korniza të holla si zhilet. Ka ardhur koha që edhe celularët "Nokia" t'i bashkohen trendit, një vit pasi që në skenë doli celulari i parë "Nokia" me softuer Android. Edhe pse kompania që qëndron prapa këtij emri, "HMD Global", paraqiti disa celularë "Nokia Android", ata nuk ia dolën që të sfidojnë konkurrentët, si "LG G6", "Samsung Galaxy S8" dhe "iPhone X", as sa i përket dizajnit, e as fuqisë. Procesori "Snapdragon 660" i celularit "Nokia 7 Plus" e vendosë atë në mes të kategorisë. Thashethemet se ekrani i celularëve të ardhshëm të "Nokia"-s do të jenë më të mëdhenj, jep shpresë që përdoruesit do të kenë më shumë hapësirë sesa te një celular me korniza më të trasha.

(Kosova Sot)

 

6 orë e 8 minuta më parë
23/05/18