Probleme me "iPhone X"? - Auto&Tech - Kosova Sot
Probleme me "iPhone X"?

Probleme me "iPhone X"?

Kompania "Apple" ka bërë me dije se është duke i analizuar njoftimet që i ka marrë nga disa përdorues, se "iPhone X" paraqet vështirësi në pranimin e thirrjeve. Sipas njoftimeve, pajisja në fjalë fillon të cingërojë kur pranon një thirrje, por ekrani nuk ndizet menjëherë, duke u vonuar në disa raste edhe më shumë se 10 sekonda. Ky problem ua pamundëson përdoruesve që ta shtypin butonin 'pranoj', apo 'refuzoj' thirrjen. Edhe pse këto ankesa u bënë publike në janar, problemit mund t'i gjenden 'rrënjët' që në nëntor, pak kohë pas lansimit të pajisjes 'iPhone X'. Fikja/ndezja e aparatit, si dhe tentimet e tjera nuk duket të kenë efekt në largimin e këtij problemi. Nuk dihet ende në sa përqind të pajisjeve është paraqitur ky problem. Të gjithë ata që e kanë këtë problem, mund ta kontaktojnë "Apple Support". 

(Kosova Sot)

18 orë e 35 minuta më parë
19/08/18