Celular me ekran të bërë nga diamantet? - Auto&Tech - Kosova Sot
Celular me ekran të bërë nga diamantet?

Celular me ekran të bërë nga diamantet?

Celularët me ekran të thyer shumë shpejt mund të bëhen çështje e së kaluarës. Një prodhues amerikan i komponentëve të smartfonëve është në proces të zhvillimit të ekranit të parë, të bërë nga diamantet. "Akhan Semiconductor", që është duke punuar me një prodhues celularësh, për ta testuar qelqin, thotë se teknologjia në fjalë ka mundësi që të futet në përdorim që në fillim të vitit 2019. Ky prodhues nuk ka treguar se me cilën kompani celularësh është duke bashkëpunuar, por ka bërë me dije se është duke punuar edhe me një kompani për mbrojtjen e ekranit, prandaj kjo teknologji, në të ardhmen, do të mund të ketë edhe përdorime të tjera. Ekranet e qelqit, të bërë me diamante të prodhuesit "Akhan", të quajtur "Miraj Diamond Glass", përdorin një teknikë nanokristal, për t'i renditur kristalet në atë mënyrë që të parandalohen dëmtimet më të thella. 

(Kosova Sot)

10 orë e 56 minuta më parë
20/11/18