Si ta kuptoni nëse dikush ju ka fshirë nga lista e miqve në Instagram? - Auto&Tech - Kosova Sot
Si ta kuptoni nëse dikush ju ka fshirë nga lista e miqve në Instagram?

Si ta kuptoni nëse dikush ju ka fshirë nga lista e miqve në Instagram?

Nëse keni qenë në një moment ku provoni dhe shikoni postimet e ndonjë prej miqve tuaj, por nuk jeni në gjendje të hyni në profilin e tyre, atëherë ka një zgjidhje për këtë.

Ky person mund të ketë mbyllur llogarinë e tyre përgjithmonë ose, për fat të keq, ata e kanë bllokuar profilin tënd.

Nëse profili i Instagram-it të përdoruesit është vendosur në ‘private’ atëherë emri i atij personi nuk do të shfaqet në listën e kërkimit; megjithatë kjo mund të nënkuptojë që ata ose ju kanë bllokuar ose e kanë deaktivizuar llogarinë e tyre në Instagram.

Nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të kuptuar nëse ky person ju ka bllokuar në Instagram, por ka disa zgjidhje dhe aplikacione të palëve të treta që mund t’i përdorni.

Një mundësi është që të krijoni një llogari të re në Instagram dhe pastaj thjesht ta përdorni funksionin ‘Kërko’ duke vendosur emrin e përdoruesit në shiritin e Kërkimit / Search. Nëse ju tregon profilin e personit, atëherë është pothuajse e sigurt se ata ju kanë bllokuar juve nga lista e miqve të tyre.

(Kosova Sot)

1 orë e 58 minuta më parë
22/05/18