BMW X2 i ri vjen më i fuqishëm - Auto&Tech - Kosova Sot
BMW X2 i ri vjen mė i fuqishėm

BMW X2 i ri vjen mė i fuqishėm

 

Aktualisht, BMW ofron vetëm një version të SUV-it të saj të ri X2, i cili ka motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 170 kW/228 kuajfuqi dhe që kushton rreth 40,000 dollarë në SHBA.

Dihet që X2 i ri do të jetë në dispozicion në më shumë versione. Ky model me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme do t’iu bashkangjitet familjes sportive M, raporton Motor1.

I quajtur X2 M35i, SUV-i në këto fotografitë është pothuajse i pamaskuar, vjen paketën “M Sport” për eksterier, e cila përfshinë eksterierin me ngjyrë metalike portokalli, mbrojtësit më të zgjeruar, disqet e frenave me ngjyrë të kaltër, rrotat “M Performance”, si dhe sistemin më të madh të shkarkimit të gazrave.

X2 i ri pritet të vijë me motor 2.0-litër me katër cilindra e kapacitet prej 223 kW/300 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi. Motori është version i përditësuar i atij motorit aktual B48 me katër cilindra me emër kodues B48A20T1, transmeton Koha.net. Rritja e kuajfuqive konfirmon raportimet e muajit nëntor ku është thënë se BMW do të ofrojnë modele X2 më të fuqishme.

Ende nuk është zbuluar se kur do të debutojë BMW X2 M35i, por pasi është fotografuar pothuajse i pa maskuar, pritet që të arrijë së shpejti.

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot)

21 orë e 40 minuta më parë
25/02/18