Prezantohet "Alfa Romeo Giulietta Sport" - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantohet "Alfa Romeo Giulietta Sport"

Prezantohet "Alfa Romeo Giulietta Sport"

"Alfa Romeo" ka lansuar modelin e ri, versionin sportiv për modelin e vet "Giulietta". Modeli "Giulietta Sport" ka shumë dallime të ndryshme, vjen me ngjyrën "Misano Blue". Kështu, fabrika italiane e veturave "Alfa" e sjell modelin "Giulietta Sport" me 117 kuaj fuqi me një motor prej 1.4-litra me benzinë apo edhe një motor baras të fuqishëm me motorin me naftë prej 1.6 litra. Këto, në mënyrë respektive marrin 9.4 dhe 10 sekonda që nga 0 ta arrijnë shpejtësinë deri në 100 kilometra. Në bazë të asaj që është thënë, çmimet do të fillojnë nga 23,980 euro për modelin me benzinë "Giulietta Sport", derisa çmimi ngrihet paksa për modelin me naftë, në 25,555 euro. Mos të harrojmë se për modelin me ngjyrën "Misano Blue" duhet shtuar edhe rreth 600 euro. 

(Kosova Sot)

11 orë e 43 minuta më parë
17/08/18