GAMINGGjithçka që duhet të dini për lojën e shumëpritur Grand Theft Auto 6 - Auto&Tech - Kosova Sot
GAMINGGjithēka qė duhet tė dini pėr lojėn e shumėpritur Grand Theft Auto 6

GAMINGGjithēka qė duhet tė dini pėr lojėn e shumėpritur Grand Theft Auto 6

Është një nga lojërat më të shumëpritura të kohëve të fundit – dhe akoma nuk është shpallur.

Më poshtë do të keni të gjithë informacionin e mbledhur këtu-aty duke filluar nga data e nxjerrjes në treg e deri te risitë e reja që do të prezantohen.

GTA 5 është shitur plot 85 milionë herë që prej daljes në treg në 2013 – dhe jemi të sigurt se loja e re do të shitet akoma më shumë.

Image

 

Kompania e prodhimit Rockstar nuk e ka shpallur lojën por pritet që të dalë në treg rreth 2020.

Pra kemi kohë akoma. Lajmi i mirë është se Red Dead Redemption është pothuajse këtu – dhe do t’i mbajë të zënë lojtarët për një kohë të gjatë.

Zakonisht për të prodhuar një lojë të tillë duhen rreth dy vite – por GTA zgjat tre vite.

Ish-presidenti i Rockstar ka thënë se prodhimi ka filluar dhe po punohet me të gjitha forcat pasi u përfundua prodhimi i RDR2.

Image

 

Pra pritet një krijim rreth dy vite dhe një produksion rreth një vit.

GTA 6 do të luhet në Xbox One dhe PlayStation 4 – si dhe në PlayStation 5 (që akoma nuk ka një datë).

Nuk do të ketë një version në Nintendo Switch.

Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha për sa i përket ‘gameplay’ por do të fokusohet te madhësia dhe shumëngjyrshmëria e lojës.

Pritet të jetë në tre qytete të ndryshme, pra loja do të jetë gjigante. Pritet të zhvillohet në Tokio ose në Londër por është pothuajse e sigurt se Rockstar do të rikrijojë të gjithë Amerikën.

Lojtarët do të jenë në gjendje të fluturojnë nga njëri breg në tjetrin.

Më e bukura është se mund të ketë edhe një version VR (virtual reality) çka do e shtonte suksesin e lojës.

(Kosova Sot)

22 orë e 46 minuta më parë
20/02/18