Facebook po e teston një ndryshim të madh, a është kjo veçoria që i duhej? - Auto&Tech - Kosova Sot
Facebook po e teston njė ndryshim tė madh, a ėshtė kjo veēoria qė i duhej?

Facebook po e teston njė ndryshim tė madh, a ėshtė kjo veēoria qė i duhej?

Facebook është duke e testuar një veçori të re në komente.

TechCrunch raporton se Facebook është duke e testuar opsionin një opsion "downvote", që do të shfaqet në komentet e përdoruesëve.

Ka kohë që përdoruesit e Facebook po e kërkojnë një buton "Dislike", në mënyrë që të shprehin pakënaqësitë e tyre me një koment, por ky buton nuk duket se do ta ketë këtë funksion.

Një zyrtar i Facebookut ka deklaruar se për momentin, ky opsion po testohet vetëm në disa përdorues të caktuar në SHBA, transmeton Express.

"Nuk po e testojmë një buton për "dislike". Kjo veçori do të na ndihmojë ne që të marrim sinjale me anë të të cilave do të shohim postime që potencialisht nuk përputhen me rregullat tona", ka thënë ky zyrtar.

(Kosova Sot)

 

15 orë e 21 minuta më parë
23/02/18