Ndërhyrjet te "2018 Mazda 6 Tourer" - Auto&Tech - Kosova Sot
Ndėrhyrjet te "2018 Mazda 6 Tourer"

Ndėrhyrjet te "2018 Mazda 6 Tourer"

Ylli i "Mazda"-s për ngjarjen e muajit të ardhshëm "Geneva Motor Show" do të ketë një ndërhyrje dhe do të jetë "Mazda 6 Tourer", duke qëndruar përkrah modelit rishtazi të lansuar "Mazda 6", i cili i tëri ishte prezantuar te "Los Angeles Motor Show" në fund të vitit të kaluar. Modeli "Tourer" ka pësuar ndryshime në eksterier, me radiatorin më ndryshe dhe disa detaje nga kromi në dritat kryesore 'LED'. Ndryshimet nga brenda vërehen më shumë pasi janë në shkallë më të madhe. Kroskoti ka një dukje modeste derisa ka ulëse të reja dhe teknologji të re. Po ashtu, ka edhe një ekran për informata prej 20.32 centimetrash. Ka dy motorë, ato 2.2-litra me naftë dhe atë me benzinë 2.0-litra.

(Kosova Sot)

1 orë e 15 minuta më parë
25/02/18