"2018 Hyundai Santa Fe SUV": fotot e para zyrtare - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 Hyundai Santa Fe SUV": fotot e para zyrtare

"2018 Hyundai Santa Fe SUV": fotot e para zyrtare

"Hyundai" ka prezantuar fotot e veta të para zyrtare për modelin e vet të ri "Santa Fe SUV", duke konfirmuar se në tërësi do të prezantohet për premierën botërore gjatë ngjarjes së muajit të ardhshëm te "Geneva Motor Show in March". Deri më tani janë 'vjedhur' shumë foto dhe skica të modelit, modeli "Santa Fe" vjen me një dukje më të mprehtë inspiruar nga shtesa e freskët e linjës 'SUV' të Hyundai-t: "Kona". Dukja më e fryrë nga përpara, sidomos te radiatori, i falë një dukje më të ashpër dhe më të mërrolur. Fotoja që është ofruar nga përjashta tregohet nga përballë kështu pritet ende të shfaqet edhe nga ana e pasme. Modeli i ri është më i gjerë dhe më i gjatë. Modeli aktual i "Santa Fe" ka vetëm një opsion në Britani, atë me 2.2-litra, me katër cilindra që ofrojnë 194 kuaj fuqi. 

Image

 

(Kosova Sot)

7 orë e 6 minuta më parë
19/08/18