Skoda Fabia 2018 prezantohet para debutimit në Gjenevë - Auto&Tech - Kosova Sot
Skoda Fabia 2018 prezantohet para debutimit në Gjenevë

Skoda Fabia 2018 prezantohet para debutimit në Gjenevë

Skoda do të zbulojë në panairin e veturave në Gjenevë një supermini Fabia të ri 2018, të cili e ka prezantuar para debutimit, por me pak detaje.

Supermini Skoda Fabia ka shumë pak ndryshime në dizajn, ndryshim nën kafano si dhe asistencë të re për shoferët e teknologjinë e brendshme.

Ndryshimi më i madh në eksterier janë dritat më të holla nga para LED si dhe opsioni për të zgjedhur rrotat më të mëdha, 18 inç.

Skoda është duke e mbajtur të fshehtë interierin tani për tani, por ka premtuar shumë ndryshime në të.

Ndërsa nuk ka motor të rinj që ofrohen me Fabian, lajmi më i madh është se ka hequr të gjitha versionet me naftë që ofrohen me këtë model.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)

13 orë e 28 minuta më parë
25/09/18