A është duke u bërë "Facebook"-u klub i pleqve? - Auto&Tech - Kosova Sot
A është duke u bërë "Facebook"-u klub i pleqve?

A është duke u bërë "Facebook"-u klub i pleqve?

Zakonisht dëgjojmë ankesa nga më të vjetrit, sesi tërë rinia rrinë vetëm në "Facebook". Por, si duket, edhe kjo ka ndryshuar. Sipas të dhë- nave, del se adoleshentët dhe të rinjtë janë duke hequr dorë nga "Facebook"-u, duke u orientuar më shumë kah "Snapchat", derisa "Facebook"-u është duke u bërë më i popullarizuar te më të vjetrit se 55 vjet. Tiparet krijuese të "Snapchat"-it, sikur filtrat dhe thjerrëzat, që ua mundësojnë të shtoni efekte në foto, janë treguar të popullarizuara te përdoruesit dhe janë miratuar nga platformat rivale. Edhe pse "Facebook" ende ka rritje në tregun amerikan, kjo është parë se është rezultat i rritjes së përdoruesve të moshuar.  

(Kosova Sot)

11 orë e 0 minuta më parë
24/06/18