"Facebook" nuk sjell kufizime - Auto&Tech - Kosova Sot
"Facebook" nuk sjell kufizime

"Facebook" nuk sjell kufizime

Thashethemet se "Facebook" do ta vendosë një algoritëm, i cili do të kufizojë faqen fillestare për publikim të vetëm 25 miq tuaj, është vetëm edhe një mashtrim, të cilin e kanë besuar shumë njerëz. Kjo porosi filloi që të qarkullonte në internet që në dhjetor, e nga "Facebook" dolën deklarata se, miqtë nuk ua bëjnë një gjë të tillë miqve. - Në faqen tuaj kryesore gjenden të gjitha shpalljet me rëndësi për ju. Ne jemi duke punuar që të përmirësojmë këto algoritme, por nuk do të bëjmë kufizime të tilla - thotë FB. Mashtrimi me gjasë ishte rezultat i keqkuptimit në lidhje me deklaratën e themeluesit të "Facebook"-ut, Mark Zuckerberg, sesi faqen fillestare do ta kufizojë për postimet e miqve dhe familjarëve, për dallim nga tani, ku aty mund të gjejmë një numër të madh të reklamuesve dhe kompanive. 

(Kosova Sot)

15 orë e 6 minuta më parë
25/09/18