Konkurrencë mes rrjeteve sociale, por cili triumfon? - Auto&Tech - Kosova Sot
Konkurrencë mes rrjeteve sociale, por cili triumfon?

Konkurrencë mes rrjeteve sociale, por cili triumfon?

Konkurrencë mes rrjeteve sociale! “Instagram” po ngjason gjithnjë e më shumë me rivalin “Snapchat”, pasi ka kopjuar edhe disa elementë të tij. Por njohësit e tregut thonë se audienca më e re e “Snapchat”-it dhe masat mbrojtëse të tij janë më entuziazmuese për agjencitë e publiciteteve.

Javën e shkuar “Snapchat” raportoi një rritje prej 72 për qind të të ardhurave, duke përmbysur parashikimet e analistëve dhe duke rikthyer besimin.

Ky rrjet social, në pronësinë e “Snap Inc”, ka një avantazh të ndjeshëm me gjeneratat më të reja që e përdorin atë, pavarësisht përpjekjeve të “Instagram”-it – në pronësinë e “Facebook” për t’i joshur ata.

Ndërkohë kompanitë e publiciteteve parashikojnë se avantazhi do të thellohet edhe më tej.

“Instagram”-i dhe “Snapchat”-i, të dy të krijuar me në qendër kamerën e “smartphone”-ve, janë mbërthyer prej kohësh në një rivalitet që kulmoi në vitin 2016, kur “Instagram”-i kopjoi elementin popullor të “Snapchat”-it, “Stories”. Ky element u lejon personave të postojnë foto dhe video që zhduken pas 24-orësh.

(Kosova Sot)

23 orë e 53 minuta më parë
24/06/18