Aplikacioni që iu ndihmon me lidhjen e internetit - Auto&Tech - Kosova Sot
Aplikacioni që iu ndihmon me lidhjen e internetit

Aplikacioni që iu ndihmon me lidhjen e internetit

Kur duhet që, shpejt e shpejt, të vini deri te informatat, apo të publikoni diçka, e lidhja e internetit është e dobët, ia vlen të keni ndonjë prej këtyre aplikacioneve për Android.

"Google Go"

"Google Go" është një version i aplikacionit të mirënjohur të "Google"-s për "Android", i cili do t'ju ndihmojë me rastin e surfimit në internet, kur keni të bëni me një lidhje problematike. Vjen me komandën e inkorporuar të zërit, e cila nuk ka nevojë për lidhje të shpejtë të internetit.

"Datally"

"Datally" është vegël e "Google"-s për përcjelljen dhe manipulimin me të dhëna, që mbështetet nga inteligjenca artificiale. Mundëson përcjelljen e përdorimit të të dhënave, bllokimin e aplikacioneve dhe shërbimeve që 'përpijnë' të dhënat, si dhe tregon rrjetet e afërta "Wi-Fi".

"Facebook Lite"

"Facebook Lite" është version i aplikacionit të "Facebook"-ut për Android, që ofron gati të gjitha funksionet themelore, përpos 'streaming'-ut 'live', drejtimin me grupe dhe faqe. Ju arrijnë të gjitha njoftimet dhe 'chat'.

"Messenger Lite"

"Messenger Lite" është version i aplikacionit me emër të njëjtë të "Facebook"- ut, një alternativë e mirë edhe kur nuk jeni në lidhje të dobët të internetit. Nuk ka shpallje dhe promocione, nuk ka 'Stories' dhe 'chatbot'. 

(Kosova Sot)

 

20 orë e 9 minuta më parë
25/09/18