Pronarët po kanë probleme absurde me Tesla Model 3 - Auto&Tech - Kosova Sot
Pronarët po kanë probleme absurde me Tesla Model 3

Pronarët po kanë probleme absurde me Tesla Model 3

Tesla Model 3 është bërë lajm për një kohë të gjatë, për të mirë, por edhe për të keq.

Është veturë që kushton rreth 30 mijë euro, ka pamje të mahnitshme brenda dhe jashtë, teksa është makina tërësisht elektrike, më e mira që është prodhuar deri më tani. Mbi 400 mijë njerëz e kanë blerë këtë veturë para dy vitesh, në mënyrë që ta kenë sapo të del prej prodhimit. Në anën tjetër, njohësit e automobilizmit, e konsiderojnë si modelin që do ta revolucionarizojë botën e këtyre veturave. Tani vijnë lajme e këqija.

Kompania Tesla, nuk ka arritur të përmbushë pritjet gjatë vitit të kaluar, ndërsa tani po përpiqet të zë hapin në çdo moment. Siç është raportuar edhe më herët, 2018-ta duhet të jetë viti i Model 3, përndryshe Tesla do të jetë në vështirësi të mëdha financiare. Po që se nuk arrihet krijimi i nga pesëmijë njësive për një javë, deri në muajin qershor, atëherë duhet të bëhen kompensime shumë të kushtueshme.

Në anën tjetër, disa nga pronarët që i kanë blerë ato, kanë treguar për problemet që po pësojnë. Njëri prej tyre ka postuar një video, që e tregon Model 3 që nuk jep asnjë sinjal se është në rregull. Megjithëse është në rrymë, makina nuk ndizet, duke mos e njohur as kartelën që shfrytëzohet si çelës. Raportohet të jetë e vjetër vetëm dy javë dhe konsiderohet e ‘vdekur’.

Derisa po kthehej prej sallonit ku e bleu, një pronar është ankuar se dëgjonte vazhdimisht rrapëllima dhe krisma të ndryshme. Ai është kthyer sërish në sallon, ku mjeshtrit i kanë thënë se edhe ata po i dëgjojnë këta tinguj, por nuk mund t’i bëjnë asgjë. Madje, as nuk ia kanë kthyer për t’i dhënë paratë.

Këto janë dy nga ankesat, nga pronarët që nuk kanë dashur të identifikohen, ndërsa në forumet e Tesla vazhdojnë të postohen rrëfimet për problemet me këtë veturë.

Image

 

(Kosova Sot)

3 orë e 41 minuta më parë
19/06/18