Ndërhyrja te "Mercedes C-Class", për dukje më të freskët dhe teknologji të re - Auto&Tech - Kosova Sot
Ndërhyrja te "Mercedes C-Class", për dukje më të freskët dhe teknologji të re

Ndërhyrja te "Mercedes C-Class", për dukje më të freskët dhe teknologji të re

Modeli "Mercedes C-Class" në vitin 2017 ka përfunduar si vetura e tetë më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar, derisa tani kompania gjermane ka prezantuar detajet e para në versionin e freskuar që do të dalë në shitje në gjysmën e dytë të këtij viti. Kështu, modeli "C-Class" sjell lidhje dhe instrumente të reja bashkë me motorët e freskët, porse i mbetet besnik platformës si më përpara, kështu që kanë bërë një evoluim në ndryshime në vend të ndryshimeve rrënjësore. Ka parakolpë të rinj, drita të reja dhe llamba. Dritat halogjene do të vijnë me dritat "LED" që do të mbesin të ndezura gjatë gjithë ditës. Po ashtu, do të ketë edhe konfigurime të ekraneve në kabinën përpara. Disa nga funksionimet do të kontrollohen me teknologjinë më të lartë. Përmban sistemin 'Energizing Comfort Control', i cili përbën sistem të ri të kondicionit të ajrit, bashkë me ulëset me ngrohje, ventilim dhe funksionim të masazhit, në mënyrë që shoferi gjatë vozitjes të ndihet më i relaksuar. "Mercedes"- i ende nuk e ka konfirmuar detajet e motorëve, por sipas "Auto Express" kupton se do të ketë disa motorë të rinj nga "E-Class". Pritet që "C-Class" do të përdorë "OM654" me katër cilindra 2.0- litra "turbodiesel", do të ketë edhe model me benzinë "C 180".

(Kosova Sot)

7 orë e 15 minuta më parë
19/06/18