"Samsung" ndalon inkorporimin e "Galaxyj S8" në "Android 8.0 Oreo" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Samsung" ndalon inkorporimin e "Galaxyj S8" në "Android 8.0 Oreo"

"Samsung" ndalon inkorporimin e "Galaxyj S8" në "Android 8.0 Oreo"

Kompania "Samsung" ka filluar javën e kaluar distribucionin e sistemit operativ "Android 8.0 Oreo" në pajisjet "Galaxy S8" në tërë botën, por ai proces menjëherë u ndërpre. Së pari rifreskimi duhej të bëhej te anëtarët e programit beta, por kur distribucioni filloi në disa vende, u paraqit problemi i papritur.

Një numër i caktuar i përdoruesve lajmëruan probleme me rindezjen e papritur të Galaxy S8 dje S8+, që kishin marrë rifreskimin "Oreo", prandaj kompania vendosi që azhurnimi të mos zhvillohej sipas planit. Nga "Samsung" kanë konstatuar se bëhet fjalë për problemin e fikjes dhe ndezjes së papritur, për çka është vendosur që të pritet dalja e versionit të ri të sistemit operativ, i cili do të jetë më i sigurt. 

(Kosova Sot)

7 orë e 43 minuta më parë
23/06/18