Njihuni me taksinë që ecën vetë, edhe në borë - Auto&Tech - Kosova Sot
Njihuni me taksinë që ecën vetë, edhe në borë

Njihuni me taksinë që ecën vetë, edhe në borë

Shoqëria ruse Yandex, pronare e motorit më të madh të kërkimit në vend, ka bërë provën e parë në rrugë të një taksie të automatizuar e cila është në gjendje të përballojë edhe kushtet më të vështira meteorologjike.

Reshjet e fundit të dëborës që kanë rënë në kryeqytetin rus kanë krijuar situatën ideale për të bërë këtë test në rrugët me trafik të Moskës.

Në videon e shpërndarë nga kompania shihet se si vetura arrin të kalojë të gjitha vështirësitë pavarësisht borës.

Testi u kalua me sukses, duke i dhënë mundësi ‘Google rus’ të bëj një hap përpara në botën e mjeteve të automatizuara.

Fakti që kjo veturë mund të ecë në çdo kohë dhe në çfarë do lloj kushtet klimatike, është thelbësore.

Kjo teknologji mund të zgjerohet edhe më tepër në një të ardhme jo shumë të largët.

 

(Kosova Sot)

27 minuta më parë
21/09/18