"2018 Peugeot 508" ka për qëllim ta dëshmojë se vetura familjare nuk ka vdekur - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 Peugeot 508" ka për qëllim ta dëshmojë se vetura familjare nuk ka vdekur

"2018 Peugeot 508" ka për qëllim ta dëshmojë se vetura familjare nuk ka vdekur

Ky është modeli i ri "Peugeot 508", një veturë e madhe familjare që është disenjuar që të jetë rival për gjithçka nga "Vauxhall Insignia" dhe "Ford Mondeo" e deri te "VW Passat" dhe "BMW 3 Series". Prezantuar para se të debutojë në mënyrë publike te "Geneva Motor Show", risia "508" ka një qasje më shumë radikale se sa vetura konservative që e zëvendë- son. Është një model 'fastback' me pesë dyer, me një linjë më agresive të kulmit. Ideja është që, ekipi i "Peugeot" të sjellë më shumë qasje emocionale, që është sikurse paraardhësi i tij "Renault Laguna", "Citroen C5", "Mondeo" dhe "Insignia". Nga përpara, risia "508" tërheq konceptin e instinktit që për të parën herë ishte shfaqur te "Mobile World Congress" në Barcelonë. Nga brenda, modeli "508" do të jetë rival i drejtpërdrejtë i "BMW' dhe "Mercedes", për të holla dhe cilësi. Vetura e re vjen me gjashtë motorë me benzinë dhe me naftë. 

(Kosova Sot)

18 orë e 12 minuta më parë
24/06/18