"Volkswagen I.D. Vizzion", me dy motorë elektrikë - Auto&Tech - Kosova Sot
"Volkswagen I.D. Vizzion", me dy motorë elektrikë

"Volkswagen I.D. Vizzion", me dy motorë elektrikë

"Volkswagen" do të prezantojë modelin e ri krejt elektrik "I.D.", te "Geneva Motor Show", në fillim të muajit të ardhshëm, duke shtuar konceptet e brendit elektrik. I quajtur "I.D. Vizzion", skicat e bëra nga "Volkswagen" zbulojnë se do të jetë një koncept me katër ulëse, katër dyer, me një gjatësi prej 5.11 metra. Volkswagen-i deri më tani ka sjellë skicat vetëm nga anash. Dritat e holla horizontale janë të dalluara derisa linja e kulmit është në formë të shkronjës C. Nga brenda, katër ulëse janë krejt autonome. Dy motorët e tij elektrik zhvillojnë 225kW (302 kuaj fuqi) derisa shpejtësia e tij arrin deri 180 KM/h. Pritet që modeli të arrijë në shitje deri në vitin 2025. 

(Kosova Sot)

20 orë e 32 minuta më parë
20/09/18