Njihuni me Audi A7 Sportback - Auto&Tech - Kosova Sot
Njihuni me Audi A7 Sportback

Njihuni me Audi A7 Sportback

Audi publikoi fotografitë e reja të modelit të tij më të ri A7 në prag të shitjes së tij në Evropë.

Audi A7 ka pamje moderne në krahasim me paraardhësin, silueta e automobilit është e ngjashme sikur te gjenerata e parë dhe risia e madhe janë dritat në anën e pasme LED.  

Dallime në krahasim me pararendësin kanë të bëjnë edhe me kabinë më të madhe udhëtarësh, e cila ka dizajn dukshëm më modern dhe me më pak komanda fizike.

Në ofertë për fillim do të jenë dy motorë. Audi A7 55 TFSI për motor përdor 3.0 V6 turbo benzinë, i cili prodhon 340 kuaj fuqi. Motori është i lidhur me ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive S tronic, i cili mundëson që automobili nga 0 deri 100 km/h të arrijë për 5,3 sekonda.

Përveç  benzinës, në dispozicion është edhe Audi A7 50 TDI, me motor 3.0 V6 turbo dizel me 286 kuaj fuqi, ndërrues automatik prej 8 shpejtësive, ndërsa deri në 100 km automobili arrin për 5,7 sekonda.  Çmimi i Audit të ri A7 në Gjermani është 67.800 euro. 

Image

 

(Kosova Sot)

3 orë e 46 minuta më parë
25/06/18