"APPLE D33", MË I MADHI NDONJËHERË - Auto&Tech - Kosova Sot
"APPLE D33", MË I MADHI NDONJËHERË

"APPLE D33", MË I MADHI NDONJËHERË

Sivjet pritet që kompania "Apple" të dalë me celularin më të madh të kësaj marke, që mban emrin e koduar 'D33', por edhe me tri modele të tjera, të reja 

Përgatituni për lansimin e 'iPhone-it më të madh', të prodhuar ndonjëherë. Ky gjigant teknologjik është duke u përgatitur që të lansojë një treshe të "iPhone"-ve, ku pritet që të përfshihet edhe një model gjigant, një celular i rifreskuar, me madhësi sa modeli aktual "iPhone X", si dhe një version më të lirë. Celularët e rinj pritet që të dalin në shitje këtë vjeshtë. "Bloomberg" bën me dije se këto plane të prodhimit ka mundësi që të pësojnë ndryshime.

PËR ATA QË DUAN "PHABLET"

"Apple" përpiqet që t'ua plotësojë kërkesat përdoruesve të cilët preferojnë 'phablet', smartfonë të mëdhenj që janë të aftë të kryejnë disa punë, që rëndom kryhen në një tablet. 'iPhone më i madh i bërë ndonjëherë' do ta ketë një ekran me madhësi 6.5 inçë dhe besohet se, brenda kompanisë, mban emrin e koduar 'D33'. Gjatë fundjavës janë publikuar foto të cilat pretendojnë të paraqesin ekranin masiv të "iPhone"-it. Këto foto së pari janë paraqitur në forumet "MacX". Trupi i modelit 'D33' do të vazhdojë të ketë madhësi sa të "iPhone 8 Plus", por falë ekranit të tij, skaj më skaj, ky do të jetë 'iPhone' më i madh ndonjëherë. Sa për krahasim, ekrani i "iPhone X" është 5.8 inçë. Sikur edhe 'iPhone 8 Plus', 'iPhone' gjigant me gjasë do ta ketë mënyrën 'split-screen', e cila ua mundëson përdoruesve që të përdorin më shumë se një aplikacion në të njëjtën kohë. Kjo kompani po ashtu është duke u përpjekur që të bëjë për vete një numër më të madh të blerësve, të cilët mund të mos kenë mundësi të ndajnë 999 dollarë për modelin 'iPhone X', por që, në të njëjtën kohë, duan shumë nga karakteristikat e tij Premium.

MODELET E LIRA, ME VEÇORI LUKSOZE

Për këtë shkak, në dispozicion do të jenë edhe modelet më të lira, por që do të përmbajnë disa karakteristika luksoze, sikur që është ekrani skaj më skaj, teknologjia e njohjes së fytyrës dhe sensori i shenjave të gishtave. Kompania po ashtu planifikon që të dalë me sistemin e ri operativ mobil, i cili me gjasë do ta mbajë emrin 'iOS 12', por që, aktualisht, brenda kompanisë ai referohet si 'Peace'. 'Peace' pritet që të vijë me një teknologjitë e përmirësuara AR; një integrim më të thellë të asistentit me zë, Siri; një monitorim më ët mirë dhe aftësinë për të përdorimit të "Animoji'-ve në "FaceTime". Vitit e kaluar, "Apple" lansoi, me rastin e jubileut, "iPhone X", duke e quajtur atë 'e ardhmja e smartfonëve'. "iPhone X" solli kamera të përparuara të cilat mundësojnë teknologjinë "Face ID", sensorët e përforcuar dhe një ekran organik LED, i cili sjell ngjyra më të detajuara dhe më të ndezura. Shitja e këtij celulari, edhe pse e madhe, nuk ka shkuar sipas planeve. "Apple" shiti 77.3 milionë "iPhone" në çerekun e katërt të vitit 2017, gjë që ishte më pak se 80.2 milionë, sa ishin paraparë nga analistët e "Wall Street". Mendohet se çmimi i lartë ishte pengesa kryesore për një shitje më të madhe.

Kompania po ashtu planifikon që të dalë me sistemin e ri operativ mobil, i cili me gjasë do ta mbajë emrin 'iOS 12', por që, aktualisht, brenda kompanisë ai referohet si 'Peace'. 'Peace' pritet që të vijë me një teknologjitë e përmirësuara AR; një integrim më të thellë të asistentit me zë, Siri; një monitorim më të mirë dhe aftësinë për të përdorimit të "Animoji'-ve në "FaceTime"

(Kosova Sot)

 

3 orë e 40 minuta më parë
24/09/18