Ja si ta rifreskoni "YouTube"-n tuaj - Auto&Tech - Kosova Sot
Ja si ta rifreskoni "YouTube"-n tuaj

Ja si ta rifreskoni "YouTube"-n tuaj

Me këto 'mjete' mund të përparoni disa funksione në "YouTube", apo të shtoni mundësi krejt të reja. Tiny.Video - ju ndihmon me rastin e ndarjes së përmbajtjeve të "YouTube"-s, duke ua mundësuar që këtë ta bëni pa zbulimin e parakohshëm të përmbajtjes. Këtë mund ta përdorni duke caktuar fillimin dhe mbarimin e fragmentit, ta hiqni shiritin që tregon zgjatjen e përmbajtjes, ta përshtatni shpejtësinë e riprodhimit dhe ta tregoni atë në tërë ekranin. Hashcut - po ashtu përdoret për përcaktimin e fillimit dhe fundit të fragmentit të videos. Por, ai ua mundëson edhe bashkimin e pjesëve të ndryshme të asaj videoje, për t'iu treguar sesi, psh. nga një video 5 minutëshe, të bëni tri video, me kohëzgjatje nga 20 sekonda. Invideo for YouTube - është ekstension për "Chrome", që mundëson kërkimin e tekstit në audio incizime, për çka përdor transkriptimin e video përmbajtjes. 

(Kosova Sot)

1 orë e 41 minuta më parë
19/09/18