"Samsung" lanson 'vrasësit' e 'iPhone X' - Auto&Tech - Kosova Sot
"Samsung" lanson

"Samsung" lanson 'vrasësit' e 'iPhone X'

"Samsung" është i bindur se, e ardhmja e smartfonëve, ka të bëjë me kamerën. Kjo kompani ka lansuar produktet e shumëpritura, të quajtura si 'iPhone X killers', "Galaxy S9" (720 dollarë) dhe "S9 plus (839 dollarë). Që të dy këta celularë përfshijnë dizajnin, tanimë të njohur, në tërë ekranin, por kanë një sistem të ri të kamerave, i cili është cilësuar si 'game-changer', dmth si dikush që ndryshon rregullat e lojës. Njëri ndër përmirësimet më të mëdha ka të bëjë me teknologjinë e re "dual-aperture". Kjo ia mundëson kamerës që, në mënyrë automatike, të përshtatë hapjen, varësisht nga skena që xhirohet. Tiparet tjera të rëndë- sishme përfshijnë futjen në përdorim të emojive AR dhe një opsioni 'slow-motion'. 

(Kosova Sot)

6 orë e 28 minuta më parë
21/06/18