"Sony Xperia XZ2" dhe "XZ2 Compact" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Sony Xperia XZ2" dhe "XZ2 Compact"

"Sony Xperia XZ2" dhe "XZ2 Compact"

"Sony" ka filluar që të përqendrohet te incizimi i videove HD 4K në smartfonët e vet të ri "Xperia XZ2". Kompania japoneze shpreson se, sistemi i përparuar i imazherisë do t'i ndihmojë asaj që të dallohet nga rivalët të cilët kanë bërë përparime në teknologjinë e kamerës. Për herë të parë, celularët do ta sjellin kualitetin e videos 4K HDR, një kualitet i cili më parë ishte parë vetëm te kamerat më kualitative. Celularët "XZ2" dhe "XZ2 Compact", që do të sjellin edhe një 'feedback' me vibrim, do të fillojnë që të shiten në tërë botën nga muaji i ardhshëm. I prezantuar në Kongresin botëror mobil në Barcelonë, 'XZ2' sjell një qelq "Corning Gorilla Glass 5", si përpara, po ashtu edhe prapa. Çmimi ende nuk është bërë i ditur.  

(Kosova Sot)

10 orë e 11 minuta më parë
20/09/18