"Lexus RC 300h F Sport Black Edition" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Lexus RC 300h F Sport Black Edition"

"Lexus RC 300h F Sport Black Edition"

"Lexus" do ta prezantojë një edicion special të ri të modelit RC në panairin e automobilave në Gjenevë, që do të mbahet javën tjetër, derisa ky model do të dalë në shitje në tregun britanik në fillim të majit. Me emrin "RC 300h F Sport Black Edition", modeli i ri dallohet në disa aspekte nga modeli i rregullt "RC coupe". Në pjesën e përparme, rrjeti ka një ngjyrë më të errët, sikur që kanë edhe dritat e mjegullës LED. Ky model ka rrota të legurës prej 19 inçësh, me një kontrast ngjyrash, derisa edhe kornizat e xhamave janë të zi. E zeza vazhdon edhe në enterier. Ulëset "F Sport" janë të veshura me lëkurë të zezë, sikur që është edhe timoni sportiv. Sa për të krijuar kontrast, në enterier kemi edhe detaje ngjyrë të portokalltë. Nën haubë gjërat nuk kanë ndryshuar, meqë aty është ende i pranishëm motori hibrid 300h, me vëllim 2.5 litra, i cili shoqërohet nga një motor elektrik, duke zhvilluar gjithsej 220 kuaj fuqi. 

(Kosova Sot)

22 orë e 37 minuta më parë
21/09/18