"2018 Honda CR-V" arrin në Evropë me teknologji hibride - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 Honda CR-V" arrin në Evropë me teknologji hibride

"2018 Honda CR-V" arrin në Evropë me teknologji hibride

Kemi të bëjmë me një model tërësisht të ri "Honda CR-V". Nëse pamja e saj ju duket e njohshme, atëherë keni të drejtë, meqë ky model ka rreth 12 muaj që është në shitje në SHBA. Por, këtu kemi të bëjmë me variantin dedikuar tregjeve evropiane, ku shitja do të fillojë në vjeshtë. Ky variant vjen me një motor të ri hibrid dhe, për herë të parë, me shtatë ulëse, por vetëm nëse përcaktoheni për variantin standard, me motor të benzinës. "Honda" e quan sistemin e ri hibrid "Intelligent Multi Mode Drive" (i-MMD), dhe ai përmban një motor të benzinës me vëllim 2.0 litra me katër cilindra, si dhe dy motorë elektrikë.

(Kosova Sot)

20 orë e 14 minuta më parë
21/09/18