Prezantohet automobili me teknologji të lartë, "2018 Audi A6" - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantohet automobili me teknologji të lartë, "2018 Audi A6"

Prezantohet automobili me teknologji të lartë, "2018 Audi A6"

Automobili i ri "2018 Audi A6" ka ngjashmëri të dizajnit nga modeli më i madh A8, me një teknologji hibride që është standarde në tërë gamën 

 Shtimi më i ri i linjës së "Audi"-s ka ardhur në formë të një modeli tërësisht të ri, "Audi A6". Rivali i modeleve "BMW 5 Series" dhe "Mercedes E-Class" ka fituar një ridizajnim si për nga brenda, po ashtu edhe nga jashtë, një teknologji shtesë dhe motorë të butë hibridë në tërë gamën dhe do ta bëjë debutimin publik në "2018 Geneva Motor Show". Çmimet për automobilin e ri "Audi A6" ende nuk janë bërë publike, por automobili do të dalë në shitje në qershor, kështu që nuk do të na duhet të presim shumë.

EKSTERIERI

A6 pason modelet më të mëdha, A8 dhe A7, duke qenë modeli i tretë "Audi" që është nënshkruar në tërësi nga shefi i dizajnit Marc Lichte, i cili iu bashkua kompanisë në vitin 2014. Pamja e eksterierit është frymëzuar nga modeli më i madh A8, por me një pamje më atletike. Rrjeti karakteristik gjashtëkëndor është gati po aq i gjerë sa edhe ai i A8. Përkundër kësaj, kulmi është më i lartë sesa më parë, duke krijuar më shumë hapësirë për udhëtarët. Koeficienti i tërheqjes ka rënë nga 0.26 cd (te modeli i vjetër), në 0.24 cd, derisa, me qëllim që pesha të jetë sa më e vogël, panelet e jashtme janë bërë nga alumini. Bëhet e ditur se do të ketë një rritje të lehtë të peshës, nga 5 dhe 30 kg, varësisht nga modeli, kryesisht për shkak të sistemit hibrid. Që të gjitha modelet A6 kanë drita LED përpara de prapa, me rreze matrix dhe me drita laser, që janë në dispozicion shtesë. Modelet më luksoze kanë 'animacione' të dritës, të stilit të A8, kur vetura kyçet, apo shkyçet.

DIMENSIONET

Madhësitë e rrotave sillen nga 17 deri 21 inç, varësisht nga modeli. Modeli A6 pjesërisht është më i madh sesa modeli i vjetër, me një rritje të gjatësisë prej 7 mm, derisa në distancën ndërboshtore ka një shtesë prej 12 mm."Audi" thotë se enterieri është për 21 mm më i gjatë, në të mirë të hapësirës për këmbë prapa, ku edhe hapësira për kokë, supe dhe bërryla tani është më e madhe. Vëllimi i gepekut prej 530 litrave mbetet i pandryshueshëm.

ENTERIERI

Enterieri karakterizohet nga sistemi më i ri i "Audi"-s, "MMI Touch", i cili së pari është demonstruar në modelin A8. Derisa modeli standard ka një ekran më bazik, prej 8 inçësh, modelet e pajisura me "MMI Navigation plus" përdorin një ekran të epërm prej 10.1 inçësh për karakteristikat "infotainment" (informative dhe argëtuese) dhe një ekran të poshtëm prej 8.6 inçësh, për kontroll të klimës. Ndër risitë e tjera teknologjike kemi edhe navigacionin vetë-mësues (self-learning), i cili përdorë të dhëna nga shërbimi i ofruar. Sikur që është pritur, automobili i ri ofron një rritje të sigurisë, me deri në 38 sisteme të ndryshme të ndarë në tri pako.

MOTORËT DHE ÇMIMI

Modeli i ri A6 do të jetë vetura e parë 'ekzekutive' që do ta ofrojë një teknologji të butë-hibride në tërë gamën e motorëve të tij. Motorët me katër cilindra do të përdorin sistemin e thjeshtë, 12v, me një gjenerator me rrip, duke mundësuar funksionin start/stop. Motorët V6 përdor një sistem më të mençur 48v, të shoqëruar nga një bateri e litiumit. Kjo zvogëlon konsumimin e karburantit dhe nënkupton që motori të transmetojë rreth 10g/km më pak CO2. Motori fillestar përmban 201 kuajfuqi me katër cilindra, dizel; dy lloje të motorëve me 3.0 litra V6, që zhvillojnë 228, respektivisht 286 kuaj fuqi, si dhe një motor me 335 kuaj fuqi, V6 të benzinës, ku që të gjithë shoqërohen me ndërrues automatik të shpejtësive. Motori me vëllim 2.0 do të ofrohet më pas. Çmimi ende nuk është bërë i ditur.

Modeli A6 pjesërisht është më i madh sesa modeli i vjetër, me një rritje të gjatësisë prej 7 mm, derisa në distancën ndërboshtore ka një shtesë prej 12 mm. "Audi" thotë se enterieri është për 21 mm më i gjatë, në të mirë të hapësirës për këmbë prapa, ku edhe hapësira për kokë, supe dhe bërryla tani është më e madhe. Vëllimi i gepekut prej 530 litrave mbetet i pandryshueshëm.

(Kosova Sot)

21 orë e 8 minuta më parë
20/06/18