"BMW M8 Gran Coupe 8 Series" - Auto&Tech - Kosova Sot
"BMW M8 Gran Coupe 8 Series"

"BMW M8 Gran Coupe 8 Series"

Ringjallja e emrit "BMW 8 Series" do të sjellë modelin 'hot' "BMW M8 Gran Coupe" në Gjenevë. Pamjet paraprake, të bëra publike, nuk japin shumë informata rreth performancës, por qartazi tregojnë trupin e zgjatur me katër dyer. Edhe pse, tani për tani, kemi të bëjmë vetëm me një koncept, pritet që ky të shndërrohet më pas në model të prodhimit dhe të bëhet pjesë e gamës së gjerë të modeleve të serisë 8. Përpos variantit "Gran Coupe", aty do të jetë edhe modeli më konvencional 'coupe' me dy dyer dhe një model 'cabriolet'; ku që të gjitha modelet pritet që të përmbajnë modele të ndjeshme të motorëve të benzinës dhe naftës. Motori i ri M5 do ta ketë një vëllim 4.4 litra dhe do të zhvillojë më shumë se 600 kuaj fuqi. Edhe modeli "BMW xDrive" 4x4 pritet që të jetë standard, po ashtu. 

(Kosova Sot)

12 orë e 39 minuta më parë
24/06/18