Volvo XC40 – Vetura më e mirë e vitit në Europë - Auto&Tech - Kosova Sot
Volvo XC40 – Vetura më e mirë e vitit në Europë

Volvo XC40 – Vetura më e mirë e vitit në Europë

Volvo XC40, vetura e cila debutoi shtatorin e shkuar, është zgjedhur Vetura më e mirë e vitit 2018.

Shtatë vetura të reja synonin titullin prestigjioz. Në garën për më të mirin Volvo mposhti Alfa Romeo Stelvion, Audin A8, BMW 5-Series, Citroen C3 Aircorss, Kia Stingerin dhe Seat Ibizan.

Ky çmim u nda pas votimit të 60 gazetarëve nga 23 shtete të Evropës. Volvo siguroi 325 vota, Seat Ibiza 242, ndërsa BMW 5-Series në vendin e tretë 226.

Për zgjedhjen e veturës më të mirë janë këto kritere: Dizajni, rehatia, siguria, ekonomia, manovrimi, performanca, funksionaliteti, pajisjet argëtuese, kënaqësia e shoferit dhe çmimi.

(Kosova Sot)

21 orë e 14 minuta më parë
19/09/18